Janë mbyllur 45 minutat e para në Pragë në sfidën eliminatore për Euro 2024 mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë me rezultatin 0-0. Kuqezinjtë bënë një pjesë të parë me ritëm ku nuk munguan dhe rastet për gol.
Cikalleshi pati dy momente të mira në zonën kundërshtare por ishte pa fat për të çuar topin në rrjetë. Nga ana tjetër edhe vendasit kishin mundësi në disa raste, por mbrojtja jonë dhe portieri Berisha ishin të vëmendshëm ndaj sulmeve çeke.
Përgjithësisht loja u përqëndrua më tepër në mesfushë dhe skuadrat për minuta të tëra studiuan njëra-tjetrën. Kombëtarja jonë mundësitë më të mira i pati në kundërsulm aty ku Asllani dhe Asani ishin mjaft të rrezikshëm me vertikalizime.
Pritet të nis pjesa e dytë dhe mbetet për t’u parë nëse trajneri Sylvinho do të bëjë ndonjë ndryshim.