Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vlerësuar punën e policisë së shtetit ku u shkatërruan 23 grupe kriminale, që merreshin me shpërndarjen e drogërave, kryesisht në afërsi të shkollave dhe lokaleve. Operacioni u shtri në disa qytete të vendit.
Operacioni “Tempulli” çoi në pranga 214 persona ndërsa 82 të tjerë janë në kërkim. Ndërkohë Balla gjatë fjalës së tij u shpreh se mbetet një këmbanë alarmi ulja e moshës së atyre që përdorin për herë të parë lëndë narkotike.
Balla: Operacioni shënoi rezultate impresionuese në luftën kundër drogës, 356 vendime për kontrolle mjedisesh, 214 masa sigurie, shtuar këtu edhe 23 të arrestuar gjatë kontrolleve flagrancë. Policia ka përvojën, kapacitetet profesionale për të arrestuar kriminalitetin, bashkë me mbështejen e partnereve ndërkombetar.
Përdorimi i substancave narkotike, ka marrë përmasa të reja, të panjohura më parë. Po ulet mosha e atyre që përdorin për herë të parë lëndë narkotike, vecanërisht në shkollat e mesme. Këto për në janë një këmbanë alarmi.