Ish-polici Ludjan Zaimi është dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Tiranës për vrasjen ndaj kolegut të tij Çaush Sailiasi.
Mbrëmjen e 23 majit 2022, 25-vjeçari Zaimi vrau kolegun e tij 55-vjeçar në ambientet e komisariatit nr 3 në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e komisariatit, në zyrën e instruktazhit, pak para se të dy oficerët e Patrullës së Përgjithshme të merrnin turnin.
Ludjan Zaimi, efektiv i policisë qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç.
Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ludjan Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu. 25-vjeçari, merrte anti-depresantë por sipas kartelës mjekësore nuk rezulton me probleme të shëndetit mendor, pretendonte se kolegu e bullizonte.
(Xh.H/FaxWeb.al)