Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag është i pasigurtë nëse sulmuesi Jadon Sancho do të vazhdojë ende të jetë pjesë e klubit.
Sancho po stërvitet i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Pak javë më parë sulmuesi nuk u grumbullua nga tekniku për transfertën me Arsenal, me justifikimin se nuk ishte në formë. Por Sancho shkruajti në rrjetet sociale, duke ia kthyer me ironi hollandezit.
Për fjalët e tij, Sancho nuk ka kërkuar falje, pasi ai u shpreh se ka qenë gjithnjë në formë.
Tani e sheh veten jashtë pjesës tjetër të ekipit dhe me gjasë po mendon largimin nga “Old Trafford”.
Sakaq, Ten Hag ka refuzuar të japë një qëndrim të qartë lidhur me anglezin. Kur u pyet nëse Sancho do të luajë ndaj Brighton, trajneri u shpreh:
“Nuk e di. Nesër kemi një ndeshje të madhe. Po hyjmë në një bllok tjetër ndeshjesh, shumë ndeshje me një program të ngjeshur. Unë fokusohem këtu.“