Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali. Një avion ushtarak është rrëzuar në Torino dhe për pasojë ka humbur jetën një vajzë 5-vjeçare dhe janë plagosur prindërit e saj dhe vëllai.
Aeroplani MB-339 humbi kontrollin në lartësi dhe u përplas në fund të pistës, duke shpërthyer dhe duke i marrë jetën vogëlushes dhe duke plagosur prindërit e saj dhe vëllain.
Ata po ndiqnin nga afër uljen e avionit kur ndodhi dhe aksidenti fatal. Dyshohet se e gjitha ndodhi për shkak të një zogu, i cili në momentin që aeroplani është ngritur, është thithur nga turbina e motorit të tij. Kapiten Oscar de Do humbi kontrollin më pas dhe u rrëzua.
Gjithashtu avioni ushtarak është përplasur edhe me disa makina në fund të pistës.
Në Torino sot po mbahej 100 vjetori i aeronautikës ushtarake dhe në klubin Vercelli ku do mbahej festa, ishin mbledhur rreth 4 mijë njerëz.