07:45 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kthjellime në zona bregdetare dhe vranësira në pjesën tjetër të vendit, moti për sot

07:14 | 17/09/2023
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Orët e para të ditës do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash. Pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat malore duke gjeneruar reshje të izloara shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjetdetare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë vendi vranësira të shpeshta duke gjenruar herë pas here shira të izoluar ku më të dukshme pritet të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në Qëndër të Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 31 gradë C në qytetin e Gjakovës.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Ballkanin Jugor do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Maqedonisë, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë Maqedoninë duke rrezikuar shira në zonat kufitare me Shqipërinë, por shirat do të jenë të dobëë dhe të izoluar.

Europa

Brigjet veriperëndimore të Europës si edhe gadishulli Iberik do të jenë nën dominimin e motit të paqëndrueshëm, ku do të kenë vranësira të shumta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu, Britania e Madhe do të jenë me vranësira dhe reshje shiu, por në sasi më të pakta. Ndërsa ndryshe paraqitet Pellgu i Mesdheut, ku do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në brigjet e Egjeut.

Pas

Rrugët që (nuk) të çojnë në BE

Para

Aksident i rëndë në Pejë, dy këmbësorë ndërrojnë jetë

Para
Aksident i rëndë në Pejë, dy këmbësorë ndërrojnë jetë

Aksident i rëndë në Pejë, dy këmbësorë ndërrojnë jetë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Teksas: mbi 100 të vdekur nga përmbytjet, mes viktimave dhe fëmijë

SHBA heq HTS-në nga lista e organizative terroriste pas rrëzimit të assadit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, shoferi i taksisë në gjendje kritike

1,400 të vdekur dhe një ish-kryeministre në gjyq: Bangladeshi kërkon drejtësi

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.