Tiranë: Një zjarr ka rënë në një banesë private rreth orës 14:35, në lagjen “Misto Mame”.
Burime bëjnë me dije se një person është asfiksuar prej tymit dhe është dërguar në spital.
Sipas informacioneve zyrtare, dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një defekti në bombolën e gazit.
“Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.