02:22 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Bournemouth dhe Chelsea rezultat pa gola

Bournemouth dhe Chelsea kanë barazuar me rezultat 0-0 në kuadër të javës së pestë

17:18 | 17/09/2023
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bournemouth dhe Chelsea rezultat pa gola

Bournemouth dhe Chelsea kanë barazuar me rezultat 0-0 në kuadër të javës së pestë në Ligën Premier.

Blutë e Londrës treguan dhëmbët e tyre që në start të ndeshjes, ku në minutën e 14-të patën një mundësi të artë shënimi por goditja e fuqishme e Nicolas Jackson u ndal në shtyllën e majtë të portierit Neto.

Nuk vonoi shumë reagimi i vendasve, të cilët vetëm pesë minuta më vonë më saktësisht në minutën e 19-të, patën rastin e parë serioz për të shënuar por goditja e Danga Ouattaras u ndal me sukses nga Robert Sanchez.

Deri në fund të pjesës së parë, mysafirët rrezikuan edhe një herë tjetër përmes Conor Gallagher, por Neto ishte në vendin e duhur dhe e ndali goditjen e mesfushorit anglez.

Me të filluar pjesa e dytë, Chelsea shtoi intensitetin e lojës në kërkim të golit.

Ishte Raheem Sterling ai i cili rrezikoi i pari përmes goditjes së dënimit por që golin ia mohoi transversalja.

Menjëherë në aksionin vijues, të besuarit e Pochettinos më në fund ja arritën të dalin në avantazh por që goli i Levi Colwill u anulua për skak të pozitë jashtë loje.

Trajneri argjentinas u mundua që përmes zëvendësimeve të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes, ku në minutën e  63-të futi në fushë blerjen e re, Cole Palmer i cili në minutën e 86-të të ndeshjes pati një tjetër rast serioz për të kaluar ekipin e tij në avantazh por ishte përsëri Neto i cili mrekullisht ndali topin që po shkonte në drejtim të rrjetës.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast shënimi për të dyja skuadrat, dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi pa fitore në Ligën Premier për Chelsean, teksa ata renditen në pozitën e 14-të në tabelën e klasifikimit me vetëm 5 pikë të grumbulluara.

Etiketa: BournemouthchelseaLevi ColwillPremier LeagueRaheem Sterling
Pas

Ankaraja sulmon me dron veriun e Irakut, vriten 3 persona

Para

Ursula von der Leyen krah Melonit: Vendosim ne kush do të vijë në BE dhe jo trafikantët

Para
Ursula von der Leyen krah Melonit: Vendosim ne kush do të vijë në BE dhe jo trafikantët

Ursula von der Leyen krah Melonit: Vendosim ne kush do të vijë në BE dhe jo trafikantët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.