09:56 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Takimi i tretë mes Bardhit dhe grupit të Berishës do të jetë në Kukës

Në mbledhjet e mëparshme kanë munguar deputetët e PD-së, ose siç cilësohen në media mbështetësit e Kryedemokratit Lulzim Basha

20:48 | 17/09/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi i tretë mes Bardhit dhe grupit të Berishës do të jetë në Kukës

Deputetët e opozitës, të paktën një pjesë e tyre do të mblidhen më 19 shtator në orën 12:00 në Kukës. Bëhet fjalë për mbledhjen e deputetëve të thirrur prej Gazment Bardhit, të cilët iu bashkuan dhe ata që njihen gjerësisht si mbështetësit e ish-Kryeministrit Berisha

Kjo është mbledhja e tretë e këtij lloji, pas së parës te Hotel Tirana dhe së dytës në Kryesi.

Mbledhja do të zhvillohet në qytetin e Kukësit, nga ku 5 ditë më pas do të jetë dhe gara për karrigen e kryebashkiakut, ku në këtë rast opozita do të jetë e bashkuar me emrin e Emri Vatës.

Njoftimi: Të nderuar kolegë,

Ashtu si diskutuam bashkërisht, mbledhja e ardhshme e deputetëve të opozitës parlamentare do të zhvillohet ditën e martë, datë 19 Shtator 2023, ora 12:00, në Kukës. Vendin do e saktësojmë më vonë gjatë ditës këtu në grup. Ju përshëndes!

Kujtojmë se në këto mbledhje kanë munguar deputetët e PD-së, ose siç cilësohen në media mbështetësit e Kryedemokratit Lulzim Basha.

Mbledhja sipas ish kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike synon forcimin e opozitës, përballë atij që rëndom nga opozita njihet si “regjimi i Edi Ramës”.

Në mbledhjen e parë të datës 5 shtator, Bardhi është shprehur mbi prioritetet që do të kenë deputetët e opozitës në sesionin e ri parlamentar. Pikat kryesore ku do të angazhohen, janë Reforma në Drejtësi dhe ngritja e tre Komisioneve Hetimore.

Së pari, një Komision për koncesionet, PPP-të dhe problematikat në shëndetësi, një tjetër Komision Hetimor për “vjedhjen e të dhënave personale” dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS dhe një tjetër Komision sipas Bardhit për zyrtarët të cilët kanë favorizuar nëpërmjet vendimmarrjes të afërmit e tyre.

Asokohe, i pyetur mbi Bashën, Bardhi i uroi “udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan”, sakaq shtoi se Kryedemokrati duhet të reflektojë mbi momentin në të cilën ndodhet Shqipëria dhe cilat do të ishin pasojat e një opozite mosfunksionale.

Pas mbledhjes më 13 shtator, pas takimit me deputetët e tij dhe ata të grupit të Sali Berishës, Bardhi tha se do të propozojnë një paketë ligjore për rritje pensionesh për personat me aftësi të kufizuar, gjithashtu do të kërkojnë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për inceneratorët. Ndërkohë, ai vijon të cilësojë veten si kreun e grupit të PD, ndonëse është shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar i thirrur prej Lulzim Bashës.

(Xh.H/FaxWeb.al)

Etiketa: Gazment BardhiKukeslulzim bashaopozitaPDSali Berishatirane
Pas

Sa shpenzon në ditë Rusia për luftën e saj kundër Ukrainës?

Para

“Mashtrimet e shtatorit”, Goxhaj: Adriatik Lapaj një projekt i Sorosit, ky i fundit po mbledh veglat e tij…

Para
“Mashtrimet e shtatorit”, Goxhaj: Adriatik Lapaj një projekt i Sorosit, ky i fundit po mbledh veglat e tij…

"Mashtrimet e shtatorit", Goxhaj: Adriatik Lapaj një projekt i Sorosit, ky i fundit po mbledh veglat e tij...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Samiti i BE-së: Sanksionet ndaj Rusisë zgjaten, por pa ashpërsim të mëtejshëm

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Situata nga zjarret në jug, Forcat Ajrore kontrolle me dronë në zonat e prekura

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Shpërthim në një dyqan në Fushë-Krujë dëme materiale, Policia në kërkim të autorit

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

Sot mbahet vazhdimi i 38-të i seancës për konstituimin e Kuvendit

Rinumërimi drejt fundit në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore, priten rezultatet përfundimtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.