03:30 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mashtrimet e shtatorit”, Goxhaj: Adriatik Lapaj një projekt i Sorosit, ky i fundit po mbledh veglat e tij…

"Zgjedhjet e parakohshme në muajt mars, prill ose maj të vitit 2024 janë një opsion"

21:12 | 17/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mashtrimet e shtatorit”, Goxhaj: Adriatik Lapaj një projekt i Sorosit, ky i fundit po mbledh veglat e tij…

Avokati Altin Goxhaj

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në një intervistë në FaxNews ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit nga aktualiteti, ku është përqendruar kryesisht te ajo që Goxhaj i quan “mashtrimet e shtatorit”.

Muaj më parë avokati ka folur rreth krijimit të disa lëvizjeve të reja të cilat do të prezantoheshin në shtator.

Sipas tij, një pjesë e tyre janë të financuara nga Fondacioni “Soros”, për interesa vetjakë të këtyre individë dhe aq më tepër ka theksuar shpesh Goxhaj, anti-shqiptare.

Një pikë e rëndësishme ku avokati është ndalur është mundësia për zgjedhje të parakohshme të cilat mund të zhvillohen gjatë muajve të pranverës të vitit 2024, kjo për disa arsye, ku sipas tij favorizuese për qeverinë Rama.

Goxhaj është shprehur për gazetaren Rovena Neziri, se ekzistojnë shumë individë në Shqipëri të cilët paguhen prej këtij Fondacioni dhe sjellë këtu lëvizjen “Shqipëria Bëhet”, ku ka spikatur më tepër aktivisti Adriatik Lapaj. Për të, avokati i cili është i angazhuar në një lëvizjen e re “ShpëresON”, shprehet se është duke u mbështetur prej Sorosit për të patur një alternativë të sigurt ‘opozitare’ brenda këtij rrjeti.

Altin Goxhaj: Ne kemi një qeveri që e ndryshon rrjedhën e ngjarjeve brenda PS-së, si ndarje pushteti dhe lëvizje pushteti nga viti 2018 deri më sot. Në 2018 me protestat studentore pati një ndryshim qeverie. Zgjedhjet e parakohshme në muajt mars, prill ose maj të vitit 2024 janë një opsion. Kam marr këtë informacion muaj më parë dhe janë tre faktorë për këtë: Zgjedhjet në SHBA në 2024, nuk dihet si mund të shkojë politika e jashtme dhe prodhon pasiguri.

Rama i ka të gjitha arsyet që të bëjë një qeveri në kushte ndërkombëtare të favorshme.

Elementi i dyti, në vitin 2024 Rama ka avantazhin e një opozite ende të copëtuar, por mos të harrojmë që në 2024 kemi dhe realitete të tjera politike.

Skenarët që janë luajtur në opozitë , janë të tillë që Berishën e kanë nën kontroll për hallet që ai ka dhe është i gatshëm të negociojë për gjëra më të vogla.

Berisha shiti gjithçka për interesat e tij. Ilir Meta nëpërmjet zgjedhjeve lokale arriti të sigurojë një garanci të plotë që tashmë ka një network. Berishës iu hoq e drejta e vulës, vulëmbajtësit përfaqësonin një “fake” të madh, ndërkohë që Meta pati atë fuqi. Kjo prodhon një dëshpërim të madh. Kam deklaruar që në muajin shtator do të kemi 4 lëvizje të reja: “Atdheu” e Kreshnik Osmanit, lëvizjen e Kokalarit, Adriatik Lapaj një projekt i Sorosit dhe Lëvizja “ShpresON” ku unë jam angazhuar tashmë. Në datën 18 shtator, lëvizja e Tikut ose “Mjaft 2.0”, do të prezantohet. Është momenti kur Soros po mbledh veglat e veta, ka negociuar me individë të caktuar, për t’i ofruar shpëtimin e imazhit. Nuk gjen vend në Evropë me kaq shumë perceptim negativ, sa është në Shqipëri për Sorosin.

Etiketa: Adriatik Lapajaltin goxhajedi ramasorostirane
Pas

Takimi i tretë mes Bardhit dhe grupit të Berishës do të jetë në Kukës

Para

Sullivan: Bisedime të sinqerta dhe konstruktive me shefin e diplomacisë kineze

Para
Sullivan: Bisedime të sinqerta dhe konstruktive me shefin e diplomacisë kineze

Sullivan: Bisedime të sinqerta dhe konstruktive me shefin e diplomacisë kineze

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.