Forcat RENEA blindojnë qytetin e Vlorës dhe arrestojnë tre persona.
Burime bëjnë me dije për FaxNews se aksioni është duke u zhvilluar në një lokal përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë, ku kanë shoqëruar pesë persona, sikurse kanë sekuestruar dy armë zjarri.
Gazetarja Afrovita Hysaj raporton se aksioni dyshohet të jetë për persona që paraqesin rrezikshmëri të lartë.
Ambienti i lokalit është rrethuar me shiritin e sigurisë, ndërsa nga pamjet shihet se forca të shumta janë në zonë.
Në kuadër të operacionit “Tempulli”, në zonë janë gjithashtu shërbimet e Policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.