Seanca gjyqësore për kryebashkiakun e pabetuar të Himarës, Fredi Belerin, është duke u zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Ambasadorja dhe avokatët grekë, janë të pranishëm për të ndjekur seancën, ku kërkohet prej Belerit, ndryshimi i masës së sigurisë.
Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri vendosi të kalojë për gjykim çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Kërkesat e tij, të bëra për ndryshimin e masës së sigurisë me burg, janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.