Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një artikull nga “Lonely Planet”, ku rrëfehet eksperienca e një vizitori britanik në Shqipëri.
Sipas Ramës, ky është një promovim mjaft i mirë dhe thotë se për periudhën janar-gusht të këtij viti kanë qenë plot 161 mijë vizitorë nga Britania e Madhe, ose 33% më shumë në krahasim të një viti më parë.
Edi Rama: Një fundjavë e gjatë në Tiranën që gjithnjë e më shumë po intrigon vizitorët britanikë vjen këtë herë përmes rrëfimit të medias prestigjioze kushtuar udhëtimeve “Lonely Planet” që përcjell të gjitha ngjyrat e shijet kryeqytetit shqiptar nga arkitektura, street-art e deri tek restorantet me ushqime të papërsëritshme e baret fantastike.
Një superpromovim që premton më shumë vizitorë nga Britania e Madhe, të cilët për periudhën janar-gusht të këtij viti kanë qenë plot 161 mijë, ose 33% më shumë krahasuar me një vit më pare.