Shoferi i Ardi Veliut dhe familjarë të tij, i janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, për ndryshimin e masës së sigurisë.
Në maj të këtij viti, Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, bashkëshortja e tij Elda Idrizaj, dhe dy vajzat e tyre u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal.
Në kuadër të këtij procedimi u në total u arrestuan 12 persona. Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashari që ka dyqanin qendror në Tiranë.
Verifikimet e SPAK treguan se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme kapin vlerën e 2.1 milionë eurove dhe 35.000 frangave.
SPAK po e heton këtë dosje për 12 akuza, më të rëndat për pastrim parash dhe grup kriminal.