Studiuesi Taulant Muka në një intervistë në Faxnews u ndal te problematikat e arsimit në vendin tonë në prag të vitit të ri akademik por edhe për projektligjin e qeverisë sa u takon studentëve të mjekësisë që i detyron që të qëndrojnë në vend.
Muka u shpreh se ky projektligj nuk do të zgjidh problemin me arsimin. Për gazetaren Rovena Neziri, Muka, bëri edhe një parashikim, se pas 10 vitesh situata do të jetë edhe më keq.
Muka: Projektligji tregon modelin apo vizionin që ka qeveria për arsimin, qeveria do të kap gjithçka, të ardhmen e të rinjve, atë mundin dhe sakrificën që cdo i ri bën për veten e vet.
E paaftë të menaxhoje situaten me largimin e te rinjve, problemin e sheh te te rinjte dhe jo te politikat që bën. Ligji nuk do sjelle perfitime për shoqërinë shqiptare.
Problemi është cilësia e arsimit, ne aty vuajmë. Nëse shohim degët më të preferuara janë ato mjekësore? Si infernmieria. Kjo lidhet se e zgjedhin këtë degë për tu larguar. Nuk mendoj se ky ligj që është antishkencor do zgjidh problemin me arsimin. Ne nuk prodhojmë shkencë.
Pas 10 vitesh situata do jetë më e keqe se ajo që po flasim. Ne jemi shteti i vetëm që në 5 vitet e fundit vendosim ministra të kapur me plagjiaturë, kopje. Është rritur buxheti për shkencën jo, është bërë vetting për titujt akademik? Jo.
Ndaj sot kemi fenomene si blerje notash, miku, shikon fenomene ku sekretarja i bërtet studentit.