Ndërkohë edhe në Vlorë ka disa vatra zjarri. Në Radhimë, mbi aksin bypass, vazhdon të jetë aktiv dhe zjarri të përhapet. 2 automjete të zjarrfikëses janë në Radhimë, një tjetër në Novoselë dhe një tjetër automjet ka shkuar në Patos.
Për këtë arsye thonë nga zjarrfikësja e Vlorës nuk kanë mundësi të shkojnë në Selenicë.
Ndërkohë, vatra zjarri edhe në disa fshatra të tjerë të Selenicës: Ramicë, Bashaj, Boder e Mavrovë.
Zjarri ka përfshirë hapësira të mëdha tokash.