Zjarri në fabrikën e bojrave në Maminas ka marrë përmasa të mëdha. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Gjithashtu i panjohur është dhe shkaku i zjarrit.
Para pak minutash, Ministria e Brendshme bëri thirrje shoferëve të automjeteve të evitojnë kalimin në 2 krahët e autostradës Tiranë-Durrës.
Fabrika e bojrave është “Deutch Color” dhe aty gjenden për momentin forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilët po luftojnë për shuarjen e flakëve.