Kandidati i PS për bashkinë Kukës, Albert Halilaj ka shkuar të votojë në shkollën “Bajram Curri”.
Jashtë qëndrës së votimit kandidati i mazhorancës mbajti një prononcim për mediat. Ai u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë kuksianëve pasi kjo sipas tij isjhte fushata më e qetë në Kukës për 30 vite.
Halilaj bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje në votime dhe shpreson që ata të zgjehdin më të mirin që i bën punë qytetit.
Albert Halilaj: “Unë nga qytetarët e Kukësit pres një pjesëmarrje votimi, një masivitet në votime, për të zgjedhur alternativën e duhur, një djalë që do i shërbejë Kukësit në gjithë alternativat që ka shpalosur gjatë kësaj fushate. Unë përgëzoj gjithë qytetarët, gjithë banorët e Kukësit. Është e vetmja fushatë, gjatë këtyre 30 viteve në Kukës që nuk kemi pasur 1 inicident dhe i përgëzoj për vlerat që kanë përcjellë në këtë zonë. Unë ju uroj gjithë të mirën kuksianëve, i ftoj të votojnë alternativën më të mirë dhe më bindëse për këtë qytet.”
Kukësi mban sot zgjedhjet e pjesshme për bashkinë. Zgjedhjet e 14 majit nxorën fitues Safet Gjici. Por pas video skandalit kandidati i PS dha dorëheqjen dhe po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre. Përballë tij Halilaj do të ketë kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Emri Vata.