14:34 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tentoi të fuste kontrabandë medikamente me vlerë 15 mijë euro, arrestohet 54-vjeçari

09:44 | 24/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Iu gjet lëndë narkotike në automjet, arrestohet 22-vjeçari nga Kosova

Foto ilustruese

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të fuste në vendin tonë medikamente kontrabandë.

Bëhet fjalë për 15 kuti medikamentesh që kapnin vlerën e 15 mijë eurove.

54-vjeçari M.H., ishte pronari i autobusit i cili u ndalua nga policia.

Medikamentet u sekuestruan, ndërsa M.H., i cili është banues në Kosovë, u kap në flagrancë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Medikamenti”, për goditjen e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Kukës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë.

Sekuestrohen 15 kuti me medikamente të ndryshme, me vlerë 15 000 euro.

Vihet në pranga një 54-vjeçar, pronar i autobusit ku u gjetën medikamentet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, për një rast të tentativës për të kontrabanduar në vendin tonë, një sasi medikamentesh, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Medikamenti”.

Gjatë operacionit, në hyrje të PKK Morinë, si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë, në autobusin në pronësi të shtetasit M. H. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kuti me medikamente të ndryshme (mallra për të cilat paguhet akcizë), me vlerë 15 000 euro.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 54 vjeç, banues në Kosovë, pronar i autobusit të linjës Prishtinë -Tiranë, në të cilën u gjetën medikamentet që do të kontrabandoheshin në Shqipëri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍�️
#denonconë112📞 ✅

Pas

Zgjedhjet në Kukës, Albert Halilaj voton në shkollën “Bajram Curri”

Para

Shfrytëzonte vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Para
Ndeshja e Kombëtares me Islandën, Policia njofton rrugët që do të bllokohen

Shfrytëzonte vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Belinda Balluku voton në Fier, thirrje qytetarëve për të zgjedhur dhe akuza për PD-në: Futen në QV dhe i bëjnë presion komisionerëve

Fier/Denoncim për dhunë nga Luan Tollozhina.Pensionistja 73-vjeçare rrëfen ngjarjen jashtë qendrës së votimit

Kryekomisioneri Celibashi voton në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”

Shpërthen bombola e gazit në Fier, 4 të plagosur, 3 nga të cilët policë e zjarrfikës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00 kalon 27%

Fotografoi votën dhe e publikoi në rrjetet sociale, arrestohet i riu në Tiranë

Qytetarët nga Kosova votojnë në Kukës

Rëndohet situata pas incidentit në QV-në e Pogradecit, pasi goditi me grusht komisionerin, nipërit e tij i dhunojnë edhe familjen

U përplas nga makina me shpejtësi “skëterrë”, ndërron jetë polici në Peshkopi

Zgjedhjet/ Rama thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.