Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në rrjetin social X, mbi sulmet me armë në veri të Kosovës që i morën jetën një punonjësi policie dhe plagosën një tjetër.
Për Veliajn këto janë sulme të organizuara kriminale që shfaqin një barbari të pashoqe për Europën e 2023.
Në emër të Unionit të Bashkive, Veliaj dënon me forcë këto akte dhe shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit Afrim Bunjaku.
Sulmi i organizuar kriminal ndaj forcave te policise se 🇽🇰 eshte nje barbari e pashoqe per Europen e 2023! @IUnioni Bashkive denon me force keto akte terrori si dhe i shpreh ngushellimet me te ndjera familjes se heroit Afrim Bunjaku dhe sherim te shpejte dy kolegeve te tij! ⚫️
— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) September 24, 2023