Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me reporterët e Këshillit të Europës. Basha nëpërmjet një postimi në Facebook, bën me dije se i ka prezantuar paketën e hartuar nga PD, sipas tij për një politikë të pastër.
Basha: Pritëm sot në PD reporterët e Këshillit të Europës. I njoha me paketën e hartuar nga ekspertët e Partia Demokratike e Shqipërisë për t’i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika, duke u dhënë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër.
LISTA TË HAPURA
Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.
BARAZIA E VOTËS
Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin
VOTA E DIASPORËS
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.
PRESIDENT NGA POPULLI
Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli
Një nga shqetësimet kryesore në Shqipëri është shitblerja e votës dhe korrupsioni i përhapur kudo që ndikon edhe në deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Ligji për dekriminalizimin i iniciuar nga PD, tregoi se sa thellë kishte depërtuar krimi në qeverisje. Tashmë prioritet për PD-në për të luftuar korrupsionin në nivele te larta është:
VETTING PËR POLITIKANËT
Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale lidhje të cilat i përdorin për të bletë vota dhe shantazhuar votuesit.
FUND IMUNITETIT NGA NDJEKJA PENALE
Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.