01:18 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Jep dorëheqjen kryetari i Dhomës së Ulët i Parlamentit të Kanadasë

08:26 | 27/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jep dorëheqjen kryetari i Dhomës së Ulët i Parlamentit të Kanadasë

Kryetari i Dhomës së Ulët i Parlamentit të Kanadasë dha dorëheqjen të martën pasi ftoi një individ që kishte luftuar për një njësi naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të ndjekur fjalimin e Presidentit të Ukrainës para Parlametit të Kanadasë.

Pasi Presidenti Volodymyr Zelenskyy mbajti një fjalim në Dhomën e Ulët të premten, ligjvënësit kanadezë duartrokitën për 98-vjeçarin Yaroslav Hunka pasi kryetari Anthony Rota përmendi emrin e tij. Kryetari Rota e prezantoi ish-nazistin Hunka si një hero lufte të rreshtuar me Divizionin e Parë të Ukrainës.

Gjatë fundjavës, hulumtuesit filluan të publikojnë faktin se Divizioni i Parë i Ukrainës njihej gjithashtu si “Divizioni Waffen-SS Galicia”, ose Divizioni i 14-të i Waffen SS, një njësi vullnetare që ishte nën komandën e nazistëve.

“Askush në këtë Dhomë nuk është mbi asnjërin prej nesh. Prandaj unë duhet të largohem si kryetari juaj”, tha zoti Rota në Parlament. “E përsëris keqardhjen time të thellë për gabimin tim në njohjen e një individi gjatë fjalimit në Parlament të Presidentit Zelenskyy”.

“Ky vlerësim publik u ka shkaktuar dhimbje individëve dhe komuniteteve, përfshirë komunitetin hebre në Kanada dhe në mbarë botën, përveç të mbijetuarve në Poloni mes kombeve të tjera. Unë mbaj përgjegjësi të plotë për veprimet e mia”, shtoi ai.

Zoti Rota dha dorëheqjen pas takimit me krerët e partive në Dhomën e Ulët vonë të martën. Të gjitha partitë kryesore të opozitës kërkuan që zoti Rota të jepte dorëheqjen. Udhëheqësja për çështjet qeveritare në Dhomën e Ulët, Karina Gould tha se ligjvënësit kishin humbur besimin tek zoti Rota.

“Kjo ka sjellë turp dhe siklet për të gjithë Parlamentin dhe në të vërtetë të gjithë kanadezët. Kryetari bëri gjënë e duhur duke dhënë dorëheqjen”, tha zonja Karina Gould.

Më herët, zonja Gould tha se zoti Rota e kishte ftuar dhe kishte shprehur velrësime për ish-nazistin Hunka pa dijeni të qeverisë apo të delegacionit nga Ukraina. VOA

Pas

Kthjellime dhe temperatura deri në 31 gradë, parashikimi i motit për sot

Para

Ekzekutimi në Durrës/ Fatjon Dervishi nuk ishte vetëm kur u ekzekutua, zbardhet dëshmia e shokut të tij

Para
Atentat me breshëri armësh në Laç, reagon Berisha: Terror, një grup i rrezikshëm që mbrohet nga Rama…

Ekzekutimi në Durrës/ Fatjon Dervishi nuk ishte vetëm kur u ekzekutua, zbardhet dëshmia e shokut të tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.