Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një intervistë për Faxnews për gazetaren Jonida Omeri, u ndal te situata politike në vend, kriza në veri të Kosovës pas sulmit të së dielës në Banjskë si edhe te përçarja e Partisë Demokratike.
Meta vlerësoi qeverinë e Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti teksa hodhi akuza ndaj Beogradit zyrtar se kërkon të bllokojë dialogun mes dy vendeve. Sakaq Meta vlerësoi edhe punën e policisë së Kosovës, pas sulmit të armatosur mëngjesin e së dielës në Banjskë, se menazhuan me profesionalizëm situatën, pas provokimit të bërë nga disa serbë.
Për Metën, sulmi i së dielës ku u vra nje polic në krye të detyrës dhe u plagosën dy të tjerë, ishte sulm kundër paqes në Kosovë dhe bashkëjeteses ndëretnike dhe fetare.
Meta: Situata në Kosovë është e qartë, kemi një qeverisje të suksesshme me të gjithë treguesit, ekonomik, social, të funksionimit të shtetit, të luftës kundër korrupsionit.
Sulm kriminal në veri të Kosovës kundër policisë dhe sigurisë publike por edhe kundër paqes në Kosovë dhe bashkëjeteses nderetnike dhe fetare. Elemente kriminal zgjodhen një manastir, nje vend të shenjtë për të provokuar një përshkallëzim të dhunës që mund të kishte pasoja të mëdha por ajo u menaxhua me profersionalizëm nga policia.
A duhet rishikuar dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit?
Meta: Dialogu është bllokuar nga ana e Serbisë, qeveria e Kosoves i qëndron këtyre marrëveshjeve, kemi një shmangie nga ana e Beogradit, që përpiqet të bllokojë zbatimin e saj duke vënë kushte përmes insistimit për të zbatuar një element të caktuar të asaj marrëveshje.
Si e keni parë qendrimn e Tiranës zyrate?
Meta: Mendoj se qëndrimet janë të qarta, këtu s’kemi të bëjmë me një situatë ku kemi dy fajtor, ketu kemi një fajtor. Ngjarja e fundit tregoi se Beogradi nuk është në anën e dialogut, paqes, bashkëjetesës por ka një axhendë të vetën nacionaliste, provokative që e bën të vështirë që të mbahet një qëndrim i njëanshëm nga ana e Tiranës zyrtare.