13:30 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shqipëria Bëhet”, Florjan Binaj: Të jemi zëra të bashkuar përpara çdo gjëje që mund të ndodhë

"'Shqipëria Bëhet', nga shumë ide që kemi pasur, është e kundërta e asaj që dëgjojmë çdo ditë", ka thënë Binaj

21:06 | 27/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shqipëria Bëhet”, Florjan Binaj: Të jemi zëra të bashkuar përpara çdo gjëje që mund të ndodhë

Florian Binaj në intervistë me gazetaren Jonida Omeri

Florjan Binaj, ka folur për lëvizjen “Shqipëria Bëhet”, ku ka treguar se si lindi ideja e kësaj lëvizjeje dhe cilat janë idetë që ata duan të bëhen realitet.

Në një intervistë në FaxNews, me gazetaren Jonida Omeri, Binaj ka theksuar dhe një herë 4 pikat kryesore të “Shqipëria Bëhet”, ku janë reformimi i sistemit zgjedhor, referendumet, vota e emigrantëve dhe depolitizomi i administratës.

Binaj është shprehur mbi idenë e bashkimit për të krijuar një lëvizje të tillë, ku thotë se të gjithë anëtarët, njiheshin me njëri-tjetrin më parë, kur kanë protestuar apo ngritur zërin për probleme të ndryshme me të cilat përballen qytetarët shqiptarë.

Ishin tani kushtet e duhura për ngjizjen e kësaj lëvizje, për të cilën Binaj thotë se është pritur mjaft mirë publiku, duke iu referuar këtu dhe takimit të parë me qytetarët në Mirditë.

Florjan Binaj: Ishim i njëjti grup të njohurish, që mblidheshim gjithmonë për të ngritur zërin për padrejtësitë që bëheshin në Shqipëri. Mblidheshim në protesta të gjithë së bashku. Lindi ideja pse të mos bëjmë më të organizuar këtë, të jemi shumë zëra të bashkuar përpara çdo gjëje që mund të ndodhë. Janë shumë persona publikë me të cilët ndajmë të njëjtat ide.

“Shqipëria Bëhet”, nga shumë ide që kemi pasur, është e kundërta e asaj që dëgjojmë çdo ditë. Në programin tonë janë 4 pika kryesore që mund t’i bëjë çdo qeveri.

  1. Reformimi i sistemit zgjedhor në Shqipëri duke hapur konkurrencën nëpërmjet hapjes së listave, kufizimit të mandateve qeverisëse dhe përfaqësuese;
  2. Miratimi i ligjit “Për referendumet” në Republikën e Shqipërisë;
  3. Miratimi i votës së emigrantëve duke përcaktuar modalitetet e përfaqësimit të tyre.
  4. Depolitizimi i administratës zgjedhore në të gjitha nivelet duke e hequr atë nga politika dhe duke e kaluar në profesione të lira (avokat, noter, profesionistë të licencuar, si dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë si gjyqtarë dhe prokurorë);

Në takimin e parë në Mirditë nuk e prisnim që do të vinin aq shumë njerëz. Shqetësimi më i madhi njerëzve është që rinia është duke ikur. Jo nga përtacia, por këtu më të zotë quhen ata që shajnë në TikTok se sa ata që shërojnë në spitale. Faji është i mënyrë se si është ndërtuar sistemi.

“Shqipëria Bëhet”, erdhi tani sepse duhej të plotësoheshin kushtet që të arrinim në këtë pikë. I gjithë grupi është duke sakrifikuar për kauza që janë më të mëdha se ne.

Etiketa: Florian BinajJonida OmeriShqipëria bëhet
Pas

Petkoviç mohon se Radoiçiç gjendet në spitalin ushtarak në Beograd

Para

Ekzekutimi në Dukagjin ngre shtetin në këmbë! Drejtues të lartë, forca të RENEA-s dhe FNSh në kërkim të autorit/ve

Para
Ekzekutimi në Dukagjin ngre shtetin në këmbë! Drejtues të lartë, forca të RENEA-s dhe FNSh në kërkim të autorit/ve

Ekzekutimi në Dukagjin ngre shtetin në këmbë! Drejtues të lartë, forca të RENEA-s dhe FNSh në kërkim të autorit/ve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Skandali 36 mijë euro/ Berisha: Endri Fuga mori avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën! Kjo aferë mbrohet nga Altin Troplini

Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve që transportojnë emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për t’iu dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Mbushja e kutive të votimit/ Berisha: PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe nuk do të njihen

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

Shkodër/ Arrestime dhe procedime për mashtrim me viza, drejtim në gjendje të dehur, kanosje dhe vepra të tjera penale

‘Ramaduro’ përhapet në mediat e mëdha të Uashingtonit/ Berisha: Farsa elektorale është çështje kryesore edhe në Asamblenë e Këshillit të Europës

Vetëvaret 72-vjeçari në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, punonte si roje në një pallat

Halit Valteri zbulon detaje të reja: “Genci Maloku më tregoi kush vrau djalin e tij”

Fier-Lushnjë: Arrestime për drogë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe konflikte familjare

Zjarre në 12 bashki gjatë 24 orëve të fundit/ Forcat ajrore dhe zjarrfikësit në gatishmëri, s’ka dëme në njerëz

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.