Një deklaratë e bujshme e ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme. Sipas tij SPAK në bazë të përgjimeve ka disa video erotike të disa personazheve VIP që dalin në ekran.
Megjithëse nuk përmendi emra për disa orë u aludua për Luana Vjollcën.
Disa imazhe të ndara në rrjet tregonin për një vajzë që i ngjante shumë Luanës, megjithëse ajo kishte një tatuazh në trup.
Luana reagoi në Instastory duke thënë se nuk ka asnjë tatuazh në trup dhe shprehu irritimin për disa njerëz që hedhin baltë mbi të.
“Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot, ka vendosur të rrugë tjetër në këtë jetë, për t’ia dalë, rrugën e punës, shkruan Luana në Instastory.