Skuadra e Liverpool është mundur mbrëmë nga Tottenham me rezultatin 2-1. Ndeshja ishte me të vërtetë e çuditshme dhe në fund lojtarët e “The Reds” ishin mjaft të frustruar nga gjyqtari i sfidës. Të besuarit e Klopp e mbyllën takimin me 9 lojtarë pas daljes me të kuqe të Jones dhe sulmuesit Diogo Jota.
Në minutën e 36, Son shënoi për vendasit duke e kaluar në avantazh Tottenham. Në fund të pjesës së parë, Liverpool reagoi duke barazuar megjithëse me 10 vetë. Gakpo shënoi golin e barazimit.
Në pjesën e dytë pas dy kartonash të verdhë portugezi Jota del jashtë loje. Megjithëse me 9 vetë Liverpool u mbrojt mirë dhe vetëm një autogol i Matip në minutën e 96 i dha fitoren Tottenham.
Me këtë fitore londinezët ngjiten në vendin e dytë, ndërsa Liverpool zbret në vendin e katërt.