Banorët e Bërxullës i janë rikthyer protestave ditën e sotme pas 3 muajsh. Ata kërkojnë dëmshpërblim nga shteti pasi po iu bëhet padrejtësi me pronat e tyre për shkak se shtëpitë do t’ju prishen sipas vendimit të qeverisë për ndërtimin e rrugës.
Ata akuzojnë qeverinë se po trajtohen si kafshët dhe po i lënë pa përgjigje për vlerat e pronës së tyre.
Një prej tyre shprehet se durimi po soset dhe janë gati edhe të vetëflijohen. Në fund ai ka dhe një mesazh për Adriatik Lapajn duke e ftuar të vijë në protestë dhe të lërë politkën nëpër studio televizive.
Banor i Bërxullës: 12 muaj kohë dhe shteti nuk ka nxjerrë asnjë VKM dhe asnjë ligj për banorët e Bërxullës. Nuk kemi përgjigje as për vlerat e pronës as për mbikalime as për nënkalime. Jemi si ditën e parë pavarësisht se kontrata e firmosur duhet të na dëmshpërblente. Jemi në pikën 0 edhe pas një vit. Të gjitha kërkesat tona kanë qenë të ligjshme. Shteti e di mirë por ka dështuar. Të gjithë fshatrat që lidhen me ne janë të paralizuar janë të paakesueshme.
Po trajtohemi si kafshët. Nuk do na mbajnë më nervat. I pari do jem unë që do flijohem. I bëj thirrje atij “Shqipëria bëhet”, Adriatik Llapës, të zbresi këtu, kam kaq kohë që bëj protesta dhe se ka lëviz menderen. Të vij këtu e të mos na tregojë se Shqipëria Bëhet. Të vijë këtu, ta lërë politikën.