Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë, Gazmend Hoxha kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media.
Përmes kësaj konference ministri Sveçla ka treguar se terroristëve serbë u përgatitën në Serbi për këtë sulm.
Ndërkaq, Hoxha ka prezantuar pamje të vendit ku terroristët serbë u përgatitën për sulmin në Banjskë:
Sveçla, mes tjerash potencoi se sulmi terrorist nga ana e Serbisë kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.
“Çdo ditë kemi dëshmuar me fakte me lidhjen e shtetit serb, Aleksandar Vuçiqit, me sulmin në Basnjskë të Zveçanit, ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Kosovës”, u shpreh Sveçla
“Me qëllim të organizmit të këtij qëllimi, institucionet e Serbisë kanë organizuar kapacitete ushtarake, logjistike, ushtarake, financiare”.
“Sot do të shohim në video dhe fotografi, jo vetëm sulmin në Banjskë, por edhe përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimit”.
“Në këtë tentim të aneksimit të veriut, janë angazhuar drejtpërdrejti presidenti Aleksandar Vuçiqi, ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeqeviq shefi i komandës ushtarake Milan Milojseviq”.
Ai theksoi se pamjet i kanë siguruar nga nga dronët që kanë konfiskuar.
“Përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kapaonik, këto pamje janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që kemi konfiskuar një javë më parë”./Klankosova.tv.
“Ishin mbi 90 terroristë në këtë sulm”, Sveçla: S’ka patur negocim!