Roma ka marrë dje një fitore përballë Frosinones në “Olimpico”. Verdhekuqtë triumfuan 2-0 me golat e Lukakut dhe Pellegrinit. Belgu shënoi në pjesën e parë në minutën e 21′ pas një asisti të Dybalas.
Ndërsa në fundin e lojës ishte dhe rradha e kapitenit për të realizuar të dytin, pas një asisti sërish nga Dybala.
Skuadra e Mourinhos gjen rrugën e fitores në kampionat, pasi kjo ishte vetëm fitorja e dytë në 5 ndeshjet e fundit. Megjithatë verdhekuqtë mbeten në vendin e 12-të në renditje. Javën e ardhshme do të luajnë në transfertë ndaj Cagliarit.