14:53 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Berisha paralajmëron protesta: Po përgatitemi për një lëvizje të qëndrueshme

19:35 | 02/10/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha paralajmëron protesta: Po përgatitemi për një lëvizje të qëndrueshme

Sali Berisha jashtë parlamentit

Jashtë ambienteve të Parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha pati një prononcim për mediat. Ai u ndal tek raporti i OSBE-s për zgjedhjet 14 majit.

Për Berishën, ky pushtet qëndron dhe bazohet tek vota e vjedhur prandaj është jetike për të rikthimi i votës së lirë.

Gjithashtu ish-kryeministri paralajmëroi protesta duke thënë se po përgatiten për një lëvizje të qëndrueshme që shqiptarët të votojnë të lirë, si popujt e tjerë të rajonit.

Sali Berisha: Ky pushtet qëndron i bazuar në raportin krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Kurrë të mos përligjet një votë e vjedhur. Vota e vjedhur nuk shpreh vullnetin qytetar, por të rrëmbyesve të votës. PD qëndron e vendosur të udhëheqë shqiptarët drejt një përpjekjeje të madhe që shqiptarët të votojnë si qytetarët e tjerë evropianë.

Në një votë të kontrolluar, të blerë dhe nën terror, siç thotë raporti i OSBE, nuk ka asgjë që mund të provojë humbjen e opozitës. Këto provojnë vjedhjen e votës. Ata që mendojnë se Rama vodhi zgjedhjet dhe i fitoi ato, ata vetëm përligjin vjedhjen dhe kjo është katastrofë.

Ata që janë interesuar për votën e lirë, janë së paku 600 mijë që nuk u ndikuan dhe votuan në misionin e ri. Të ngrihemi ndaj këtij regjimi. Ne po përgatitemi për një lëvizje të qëndrueshme që shqiptarët të votojnë të lirë, si popujt e tjerë të rajonit.

U drejtohemi të gjithë idealistëve, misioni ynë është të rikthejmë të drejtën për të votuar shqiptarëve në një lëvizje të re të fuqishme. PD do lëvizë në shumë plane, por drejtim kryesor duhet të jetë përmbysja e këtij regjimi që qëndron mbi binomin krimi-votë dhe vota-krim.

Etiketa: osbeparlamentiprotestaSali Berisha
Pas

“Ka 12 vite që rruhen lekët”, Korreshi dhe Braçe në debat: Të tregoj edhe ndonjë gjë tjetër ty unë!

Para

Vuçiç: Do t’i mbajmë përgjegjës të gjithë ata që kryen krime në Banjskë

Para
Vuçiç: Do t’i mbajmë përgjegjës të gjithë ata që kryen krime në Banjskë

Vuçiç: Do t’i mbajmë përgjegjës të gjithë ata që kryen krime në Banjskë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.