Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në rrugën “Bardhok Biba”në Tiranë. Është dhunuar me sende të forta gazetari dhe drejtuesi i portalit “Pamfleti”, Gjergj Zefi.
E kanë goditur sapo ka dalë nga zyrat.
Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka shkuar ne zyrat e “Pamfleti”, ku kanë sekuestruar disa kamera sigurie në zonë ku ndodhi ngjarja.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se kanë qenë më shumë se 2 persona, te cilët sapo ai ka dalë e kanë sulmuar nga mbrapa. Gazetari nuk ka arritur t’i shoh agresorët.
Aktualisht ai ndodhet te Trauma, ku ka pak dëmtime ne kokë, por pa rrezik për jetën.