Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dhunën ndaj gazetarit Gjergj Zefi.
Berisha në emër të Partisë Demokratike ka dënuar këtë sulm me ashpërsi duke e quajtur një akt primitiv.
Sipas Berishës ky është një sulm kriminal mafioz dhe një atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë.
Postimi i Berishës:
Dhunohet, goditet me sende te forta gazetari Gjergj Zefi.
Sot pasdite persona të panjohur i kanë zënë rrugën dhe kanë sulmuar me objekte të forta gazetarin Gjergj Zefi duke i shkaktuar atij lëndime serioze.
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal mafjoz ndaj gazetarit Zefi si një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë dhe i uron atij shërim të shpejtë.
Partia Demokratike kërkon marrjen e çdo mase për gjetjen dhe vendosjen para ligjit të porositësve dhe autorëve të këtij akti primitiv.
Pasditen e sotme disa persona të panjohur goditën me sende të forta Gjergj Zefin. Ai drejton portalin “Pamfleti” dhe në momentin kur u sulmua ishte duke dalë nga zyra. Për momentin ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.