Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar mbi kërcënimet ndaj prokurorëve të SPAK që po hetojnë dosjen e bandës së Laert Haxhiut.
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani zbuloi përpara hetuesve që Laert Haxhiu po planifikonte atentat ndaj prokurores Doloreza Musabelliu.
Delegacioni i BE-së shpresh shqetësimin e saj për këto kërcënime dhe nxit autoritetet shqiptare të mbajnë përgjegjës autorët e tyre.
Reagimi i BE-së:
Delegacioni i BE-së në Shqipëri është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët. BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës.