Pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese për Butrintin, foli deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Për mediat, deputetja tha se janë ndërmarrë presione ndaj KLSH-së dhe se është një organ që ka humbur besimin.
Afati i gjykimit për koncesionin e Butrintit është deri më 8 tetor dhe Zhupa shprehet besimplotë se ky koncesion do të anullohet. Kjo pasi rrezikohet trashëgimia historike dhe kombëtare e këtij parku.
Ina Zhupa: “Avokati i Popullit i qëndroi qëndrimit të vetë dhe nuk i ndryshoi parashtrimet e tij. Jam e zhgënjyer dhe dua të di presionet që janë ndërmarrë ndaj KLSH që ka humbur sot çdo besim si organ i pavarur nga qeveria.
Pa ndryshuar asnjë gërmë, KLSH ndryshoi qëndrim sepse kështu ka folur me Elva Margaritin. Ky ishte thjesht një kërcënim dhe rrugë jo ligjore për të ndryshuar qëndrimin e KLSH-së. Gjykimi do të vazhdojë, kemi afat deri në 8 tetor. Butrinti do të fitojë dhe GJK do jetë deri në fund para provave dhe fakteve sesi është rrezikuar trashëgimia jonë kombëtare me këtë koncesion famëkeq në Butrint.”