Avokati Kujtim Cakrani ka qenë sot i ftuar në Faxnews, për të komentuar në lidhje me vdekjem e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në dhëmbë, në klinikën dentare “Splendent” në Tiranë.
Për Cakranin është krim që ngjarja u mbajt e fshehtë që nga klinika dentare, te QSUT ku u dërgua më pas i mituri pas problemeve shëndetësore që shfaqi dhe deri të Policia dhe Prokuroria.
Për gazetarin Albi Rakip, Cakrani se të gjithë këta persona që kanë heshtur, duhet të merren në përgjegjësi penale, pasi sipas tyre e kanë bërë qëllimisht.
Cakrani: Kjo ngjarje u fsheh si nga klinika dhe QSUT dhe për të vazhduar me policinë e shtetit dhe Prokurorinë. Të gjitha këto institucione që ishin përgjegjëse, e kanë fshehur dhe heshtja në gjuhën juridike quhet veprim mafioz dhe vërteton faktin se të gjithë bashkë e kanë kryer këtë krim.
Falenderoj pamasë këtë televizon që arritën ta zbardhin dhe ta informojnë publikun se cfarë ndodh në klinikat private, në spitalet publike. Janë hipokritë në të gjithë veprimtarinë e tyre. Fshehja e krimit është akoma e rëndë, është fshehje e ngjarjes. Dhe të gjithë këta persona që kanë heshtur duhet të merren në përgjegjësi penale.
Duhet të marrin fund këto veprime. Dje apo pardje është bërë publik ku një foshnje ka humbur jetën në spitalin publik. Nuk e ndaj dot nga aktet kriminale. Jane vepra penale që fshihen me qëllim. Qytetarët e kanë besimin zero te mjekësia.