Një magazinë në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Magazina i përkiste një mobilerie në Urën e Gjolës në pronësi të shtetasit E.H.
Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.