Skuadra e Juventusit ka fituar pasditen e sotme derbin ndaj Torinos me rezultatin 2-0.
Për bardhezinjtë vendosën golat e Gattit dhe Milik në pjesën e dytë, në minutat 47′ dhe 62′.
Me këtë fitore skuadra e Allegrit mbetet në vendin e tretë dhe pret e qetë ndeshjen e Napolit ditën e nesëme ndaj Fiorentinës.
Sfidën e rradhës Juventusi do ta luajë ndaj Milanit në San Siro, pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.