06:10 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Lufta e vërtetë bëhet në Washington mes liberalëve dhe konservatorëve, Goxhaj analizon shpërthimet e konflikteve: Bëhen për të penguar avancimin e Trump

19:10 | 08/10/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Lufta e vërtetë bëhet në Washington mes liberalëve dhe konservatorëve, Goxhaj analizon shpërthimet e konflikteve: Bëhen për të penguar avancimin e Trump

Altin Goxhaj

Shpërthimet e konflikteve në Izrael por dhe në veriun e Kosovë ishin tema e ditës së sotme me të ftuarin Altin Goxhaj në Fax News. Për gazetaren Rovena Neziri, avokati analizoi shpërthimet e konflikteve të momentit në Izrael, Kosovë apo Afrikë.

Për ngjarjet në Kosovë dhe qëndrimet e kryeministrit Rama për konferencë paqeje, Goxhaj u shpreh se ai është i detyruar ta kërkojë atë prej Alex Sorosit. Rama kurrsesi nuk do t’i thoshte ato fjalë pa kërkesën e Alex Sorosit, pasi në këtë moment presidenti serb Vuçiç është mes dy zjarreve, atij rus dhe evropian dhe Rama paraqitet si avokat i tij në Evropë.

Altin Goxhaj: “Sorosi ka përdorur Edi Ramën që ai të shprehet në favor të tezave serbe, që është konferenca ndërkombëtare, që është përcaktimi i KFOR-it dhe EULEX si fuqia bazë e kontrollit të veriut të Kosovës. Edi Rama nuk mund t’i thoshte këto fjalë asnjë sekond pa kërkesën e Alex Sorosit dhe në këtë moment që Rama e di sa do t’i kushtonin këto fjalë në krijimin e një reagimi të plotë të opinionit publik kosovar pa dallim. U kuptua që ai është si avokat i Vuçiçit. Në fakt këtë ja kërkon Alex Sorosi, sepse kështu ai mund t’i thotë popullit serb që nuk vjen e keqja nga Alex Soros. Ai mund ta shohi veten si të sakrifikuar, sepse ne e dimë raportin e Sorosit me Rusinë. Vuçiç është midis dy zjarreve, zjarrit rus dhe atij evrpoian dhe Rama është avokati”, u shpreh Goxhaj.

Shpërthimet e konflikteve në të njëjtën kohë në disa rajone të globit, Goxhaj i lidh me zgjedhjet presidenciale në SHBA vitin tjetër. Sipas tij këto konflikte provokohen nga një dorë e fshehtë për të penguar avancimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ish-presidenti është mjaft i avantazhuar mga sondazhet e fundit dhe zgjidhja e liberalëve për pengimin e tij janë luftërat, viruset apo vaksinat.

Kjo shpjegon edhe dështimin e shërbimit sekret izraelit Mosad në parandalimin e sulmit nga Hamas.

Altin Goxhaj: “Ka një plan, ka një trend, gati për të krijuar një shpërthim zinxhir zjarri kudo në botë. Ne jemi 1 vit para zgjedhjeve në Amerikë. Dhe nëse jemi 1 vit përpara zgjedhjeve në Amerikë, ne e mësuam tashmë e kuptuam lojën. Qoftë se jemi 1 vit para zgjedhjeve në Amerikë do fillojnë viruse, vaksina, luftëra dhe rrezik shpërthime atomike. Janë operacione ndëkrombëtare, sepse lufta e vërtetë nuk bëhet as në Ukrainë, as në Afrikë, as në Izrael por bëhet në Washington. Është lufta mes liberalëve dhe konservatorëve. Është lufta e vërtetë se nga cili drejtim do shkojë bota. Kur ne e kemi tashmë të qartë nga Trump kur thotë që luftë me Ukrainën nuk do ketë, nuk do kishte ndodh kjo lufta me Hamasin. Kemi një operacion të serbëve në Kosovë që nuk do ndodhte po të ishte Trump president. Sot establishmenti liberal në botë është i tmerruar që Trumpi çdo ditë që bëhet një gjyq, atij i shtohen vota dhe e vetmja gjë qi i ka mbetur o ta vrasin Trumpin, kushedi sa ç’kanë në plan të bëjnë këtë vit. Dhe unë i shoh të gjitha ngjarjet jo si një çështje lokale por si zjarr që hidhet në gjithë botën nga palë të caktuara për të penguar avancimin e Trumpit. Kanë nevojë për një virus që t’i mbylli njerëzit në shtëpi, që të votojnë me postë.

Në Izrael kemi 1 operacion të çuditshëm, sekret që shërbimi sekret izraelit nuk dinte gjë, Mosadi i famshëm. Mosadi është agjencia më ekselente në botë, nuk dinte gjë, zero”, tha Altin Goxhaj.

Etiketa: altin goxhajfax newsHamasiIzraelikosovaRovena Neziriserbia
Pas

VOA: Shkodra zona më përhapjen më të gjërë të kultivimit të bimëve narkotike

Para

“Familjarët janë informuar edhe përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme”, QSUT reagon për foshnjën 9-ditëshe që ndërroi jetë në spital

Para
U arrestua së bashku me Fredi Belerin, Pandeli Kokaveshi pret masën e tij të sigurisë nga ambientet spitalore të QSUT

"Familjarët janë informuar edhe përpara ndërhyrjes për komplikacionet e mundshme", QSUT reagon për foshnjën 9-ditëshe që ndërroi jetë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.