Studiuesit e Universitetit të Tel Avivit së bashku Autoritetet e Antikuareve të Izraelit kanë gjetur një kuti brenda së cilës ishte një pasqyrë bronzi. Kjo pasqyrë u gjet brenda një shpelle në afërsi të Jerusalemit. Mendohet se ajo daton midis shekullit të katërt dhe të tretë p.K.
E veçanta është se kjo kuti u gjet pranë një trupi njerëzor të varrosur në shpellë dhe mendohet se i përket një gruaje helene që shoqëronte një nga zyrtarët qeveritarë grek.
Ky varr ishte larg çdo zone të banuar në një fshtat apo fermë, e cila lë të kuptohet që mund të ketë lidhje me ndonjë fushatë ushtarake nga koha e Aleksandrit të Madh.
Të tilla pasqyra zakonisht janë të dekoruara me figura femërore ose perëndesha (si Athinaja apo Afërdita) dhe lidhen me gratë e shtresave të pasura greke. Kërkuesit po vazhdojnë ta analizojnë artefaktin.