09:51 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kim Mehmeti komenton konfliktin në veri: Nuk duhet të sillemi që të na pëlqejnë të tjerët, duhet të jemi të dobishëm për ‘Shqiptarinë’

16:54 | 09/10/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kim Mehmeti komenton konfliktin në veri: Nuk duhet të sillemi që të na pëlqejnë të tjerët, duhet të jemi të dobishëm për ‘Shqiptarinë’

Kim Mehmeti

Analisti Kim Mehmeti komentoi në Fax News situatën në veri të Kosovës dhe konfliktin me Serbinë. Për gazetaren Fabjona Pasho, Mehmeti analizoi konjukturën e shtetit serb.

Sipas tij Serbia dëshiron të arrijë atë që nuk është arritur në të shkuarën. Ata kanë vënë nën 5 kontroll shtete në Ballkan dhe për çdo gjë udhëheq Kisha Ortodokse.

Kim Mehmeti: Serbia nuk ka hequr kurrë dorë nga “Serbia e madhe”. Dhe ajo tani do të korrigjojë, do të arrijë të gjitha që nuk ia doli Moillosheviçi.të cilët serbët edhe e kritikojnë jo pse nisi luftën, pse e përgjaku Ballkanin, por e kritojnë pse nuk i realizoi ëndrrat për Serbinë e madhe. Tani drejtuesit e sotëm të Serbisë duan ta arrijnë me mjete “paqësore”. Ata kanë vënë nën kontroll 5 shtete të Ballkanit. Ato i kontrollojnë stabilitetin e Bosnjës përmes Republika Srpska. E kontrollojnë stabilitetin e Malit të Zi përmes Kishës Ortodokse. E kontrollojnë stabilitetin e Kosovës përmes veriut të saj dhe kontrollojnë edhe stabilitetin e Maqedonisë përmjet strukturave proserbe që i kanë në atë shtet. Duhet patur parasysh që Serbia është shtet kishtar. Në Serbi për çdo gjë vendos Kisha Ortodokse serbe dhe politikanët serbë janë zbatues të kësaj politike. Ju e keni parë që prej moti që Kisha Serbe do të mbetet në Kosovë, si shtet brenda shtetit. Doli që kishat, manastiret janë përdor për të fshehur armatimet”, tha Mehmeti.

Sipas Kim Mehmetit, Shqipëria dhe shqiptarët duhet të jenë gati pasi gjërat mund të përshkallëzohen. Jetojmë në një rajon konfliktesh dhe në një mjedis armiqësor ndaj nesh.

Në këtë kuadër nuk mundet që kryeministri Rama të mbajë qëndrim neutral. Rama po shndërrohet si Dodiku i Republika Srpska në Bosnje.

Kim Mehmeti: “Mendoj se më vështirë do të bëhet për ne shqiptarët lidhur me … në Ballkan ende gjërat nuk janë definuar sado që thuhet. Kështuqë ne duhet të sillemi si të gjithë popujt normalë. Duhet të jesh monstër që ta ftosh dhunën, luftën ta duash. Mirëpo duhet të jesh edhe nën mesataren idiot që të mos jesh gati kur jeton në një mjedis të atillë. Kur jeton në një mjedis të dhunshëm dhe ai tjetri është gati të të dhunojë dhe ti të mos jesh gati për atë.

A është Shqiptaria e gatshme për t’u përballur me një situatë të tillë?! Kosova për çfarë  është e gatshme, Shqipëria për çfarë është e gatshme, Maqedonia për çfarë është e gatshme?! Duhet të fillojmë të mendojmë shqip, nuk mjafton vetëm të flasim shqip. Duhet të sillemi shqiptarçe. Nuk duhet të sillemi në atë mënyrë që të na pëlqejnë të tjerët. Duhet të veprojmë në atë mënyrë që të na pëlqejë neve shqiptaria. Të jemi të dobishëm për shqiptarinë. Dhe s’duhet të dëmtojmë të tjerët. Nuk jemi të dobishëm duke i dëmtuar të tjerët. Por s’mund të lejojmë të tjerët të na dobësojmë neve për t’u forcuar vetë. Po ndodh. Shiheni si sillet kryeministri i Shqipërisë. Sillet si… me e shikuar nga jashtë dhe të harrosh kryeministri i kujt është, do të mendosh se është Dodiku i Republika Bosnjas. Që ai është përfaqësuesi i një shteti ku nuk jetojnë shqiptarë. Si mund të jesh neutral?!”, u shpreh Mehmeti.

Etiketa: fax newsKim Mehmetikosoveserbishqiperia
Pas

Berisha publikoi videon atentatit ndaj Kaçajt, reagon Pjerin Ndreu: Salvadori e ka dëshiruar më shumë se çdo socialist humbjen e doktorit

Para

Netanyahu zotohet se do ta “ndryshojë Lindjen e Mesme” në luftën me Hamasin

Para
Netanyahu zotohet se do ta “ndryshojë Lindjen e Mesme” në luftën me Hamasin

Netanyahu zotohet se do ta “ndryshojë Lindjen e Mesme” në luftën me Hamasin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në qendrën kyçe të të dhënave në Kajro, katër punëtorë të vdekur dhe 22 të plagosur

Sekuestrohen 417 kilogramë kokainë në portin e Gioia Tauros, vlera mbi 67 milionë euro

Shembet çatia e restorantit të njohur në Terracina, një e vdekur dhe 10 të plagosur

Trump: 35% Tarifë për Mallrat nga Serbia, 30% për Bosnje-Hercegovinën nga 1 Gushti

Forca operacionale arreston në Durrës 36-vjeçarin e kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Fruthi shënon shpërthimin më të madh në SHBA që nga 1990: 1,277 raste deri më tani

Fier: Sot gjykata shqyrton kërkesën për lirim me kusht të Ervin Salianjit

Finalizohet operacioni “Wanted”: arrestohet 17-vjeçari i kërkuar për plagosje të rëndë

Veliaj kërkon liri nga burgu, gjykata e lartë vendos në dhomë këshillimi

Rama: Po përfundojmë punimet për korsi të reja në autostradën Tiranë–Durrës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.