22:36 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhen grabitjet e 3 banesave në Durrës, përfundon në pranga 28-vjeçari (EMRI)

12:21 | 14/10/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grabitje me armë në Shkodër? Policia tregon si ndodhi ngjarja: Pronari i banesës ka bërë denoncim për vjedhje por….

Durrës– Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve në banesa, të ndodhura më parë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Topolino”.

Zbardhen 3 vjedhje të tjera në banesa, sekuestrohen shuma parash, ora, laptop, celular, automjet, si dhe një sasi lënde narkotike.

3 ditë më parë, Policia zbardhi 7 raste të tjera të vjedhjeve në banesa dhe sekuestroi shuma të mëdha lekësh, aksesorë dhe bizhuteri.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Topolino”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

Orges Skandaj 28 vjeç, banues në lagjen nr. 16, Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas një pune disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga e cila ka rezultuar se ky shtetas, në harkun kohor korrik – tetor 2023, në qytetin e Durrësit, duke përdorur pajisje profesionale për hapjen e dyerve të blinduara, në mënyrë të fshehtë, ka arritur të realizojë vjedhjen në 3 banesa, konkretisht:

  • Më datë 12.10.2023, në lagjen nr. 3, Durrës, ka vjedhur në një banesë, bizhuteri floriri të ndryshme me vlerë 8000 euro;
  • Më datë 15.09.2023, në lagjen nr. 3, Durrës, në një banesë, ka vjedhur sende me vlerë;
  • Më datë 22.07.2023, në lagjen nr. 4, Durrës, në një banesë, ka vjedhur 9 ora dore të markave të ndryshme dhe 1 laptop.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pjesë e sendeve të vjedhura, konkretisht: 1 laptop, 9 ora dore të markave të ndryshme, 3310 euro, 1 çantë marsup, 2 celuarë, 1 automjet, si dhe 1 çelës universal (topolino) që shërben për hapjen e dyerve, rrobat e përdorura nga autori gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe nje sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e gjetur gatë kontrollit të banesës së autorit.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi O. S.

Materialet procesurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Pas

Arresti kardiak: Ja dy simptomat paralajmëruese dhe potencialisht shpëtimtare 24 orë përpara

Para

Morën peng një 46-vjeçare dhe e kanosën, pranga dy grave në Tiranë

Para
Emri+Foto/ Në krye të detyrës, ndërron jetë komisari në policinë e Tiranës (Shkaku)

Morën peng një 46-vjeçare dhe e kanosën, pranga dy grave në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.