05:04 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Policia e Kosovës kryen bastisje në veri lidhur me ngjarjet në Banjskë – konfiskon armatim

22:45 | 14/10/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia e Kosovës kryen bastisje në veri lidhur me ngjarjet në Banjskë – konfiskon armatim

Policia e Kosovës bastisi të shtunën shtatë vende të ndryshme në dy komuna me shumicë serbe në veri të vendit, në kuadër të hetimeve lidhur me ngjarjet e 24 shtatorit në fshatin Banjskë ku u vra një oficer i policisë dhe tre sulmues të armatosur.

Në një njoftim të Prokurorisë së Posaçme dhe policisë së Kosovës thuhet se gjatë bastisjeve, “në një bodrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni”.

“87 copë eksploziv të tipit TM 100, 3 granata hedhës dore (zola), 1 armë automatike AK-47, 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD, 14 karikatorë, 63 detonatorë elektrik, 23 detonatorë mekanik, 1 orë për aktivizim, çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, etj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia tha se kontrollet janë kryer me urdhëresë të gjykatës dhe në bashkërendim me misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX) dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it.

Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se me aksionin e së shtunës po vazhdon siç tha “zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë”.

Ministri Sveçla shkroi në rrjetet sociale se “granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist”.

Më 24 shtator një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri të vendit, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që vazhduan përgjatë asaj dite tre nga sulmuesit mbetën të vrarë në një ngjarje që ka ngritur shqetësime të shumta për qëndrueshmërinë në rajon.

Kosova akuzon Serbinë për organizimin e sulmit dhe zyrtarët në Prishtinë kanë paralajmëruar mbi rreziqet nga përsëritja e sulmeve të dhunshme nga siç thuhet “strukturat kriminale të Serbisë”, ngjashëm me sulmin e 24 shtatorit.

Beogradi zyrtar ka mohuar çfarëdo lidhje me grupin e armatosur duke paralajmëruar ndjekjen penale të ish zyrtarit lokal serb Milan Radoiçiç i cili mori përsipër përgjegjësinë për sulmin./ VOA

Etiketa: armatimeBanjskëkosovemunicioneVeriu i KosovësvoaXhelal Sveçla
Pas

Goditi me thikë një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat 32-vjeçari në Sarandë

Para

Horoskopi 15 tetor 2023, parashikimi i shenjave për sot

Para
Horoskopi 24 shtator 2023, ja parashikimi i shenjave për sot

Horoskopi 15 tetor 2023, parashikimi i shenjave për sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.