04:00 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shisnin kokainë në lokalet e natës në Durrës, arrestohen 2 persona (EMRAT)

14:37 | 15/10/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shisnin kokainë në lokalet e natës në Durrës, arrestohen 2 persona (EMRAT)

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi shisnin kokainë në lokalet e natës në zonën e Vollgës.

Operacioni policor i koduar “Last deal Vollga” bëri të mundur vënien në pranga të Arben Muçës 48 vjeç dhe Ervis Likmetës 46 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Likmeta i shiste kokainën e ndarë në doza Muçës.

Policia gjithashtu sekuestroi në cilësinë e provës materiale 216 gramë kokainë, e ndarë në 416 doza për shitje, 540 euro, 27 400 lekë, 1 armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last deal vollga”, në vijim të operacioneve kundër shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në qindra doza të gatshme për shitje, një shumë parash, një peshore elektronike, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë.

Kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas që bashkëpunonin për të shitur dozat e kokainës, në lokalet e natës, në zonën e Vollgës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Durrësit, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, është finalizuar operacioni policor i koduar “Last deal vollga”.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, pas një hetimi disajavor, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, E. L., 46 vjeç, banues në Durrës.

Pas një pune hetimore disajavore ka rezultuar se shtetasi E. L. i ka shitur shtetasit A. M., sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza të gatshme për shitje.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 216 gramë kokainë, e ndarë në 416 doza gati për shitje, 540 euro, 27 400 lekë, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Pas

Putin: Sugjerimet për luftë të SHBA-së kundër Rusisë dhe Kinës s’kanë kuptim

Para

Samiti i Procesit të Berlinit, Presidentja e Komisionit Evropian shkel në Rinas

Para
Samiti i Procesit të Berlinit, Presidentja e Komisionit Evropian shkel në Rinas

Samiti i Procesit të Berlinit, Presidentja e Komisionit Evropian shkel në Rinas

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.