Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas sekuestrimit të barnave kontrabandë që kapnin vlerën e 50 mijë eurove dhe që çuan në pranga 16 persona. Në reagimin e saj Ministria përgëzon prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për parandalimin e hyrjes në vendin tonë të barnave kontrabandë.
Gjithashtu ka apelur qytetarët të mos blejnë barna pa pullë fiskale.
REAGIMI:
Përgëzojmë prokurorinë dhe strukturat e policisë së shtetit për punën e tyre në parandalimin e hyrjes në vendin tonë të barnave kontrabandë. Të gjitha ilaçet në farmacitë tona kanë kusht ligjor që të jenë të pajisura me pullën fiskale. Farmacitë, në respekt të qytetarëve, duhet të tregojnë kujdes në tregtimin e barnave, duke u bazuar në të gjitha rregullat dhe ligjet në fuqi. Nga ana tjetër, u bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të jenë mjaft të kujdesshëm në këtë aspekt, dhe të pranojnë vetëm barna të pajisura me pullën fiskale. MSHMS, së bashku me institucionet e varësisë dhe organet kompetente, do të vijojë të jetë mjaft e ashpër në marrjen e masave dhe vendimeve, për sa i përket veprave të tilla penale, të cilat rëndojnë tek shëndeti i qytetarëve tanë.
Në lidhje me këtë operacion ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla:
REAGIMI I BALLES
🇦🇱 Përgëzime Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Jurisdiksionit të Përgjithshëm Tiranë për operacionin e madh kundër kontrabandimit të barnave mjekësorë, duke çuar pas hekurave 16 persona të përfshirë në këtë rrjet kriminal. Hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar brenda Policisë së Shtetit po ngrihet në një nivel tjetër në luftën kundër korrupsionit, kontrabandës, evazionit fiskal etj.