Mbrëmjen e djeshme policia e shtetit vuri në pranga Jamarbër Malltezin në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Dhëndri i Sali Berishës u vu në pranga me urdhër të SPAK për privatizimin e ish-klubit Partizani.
Malltezi së bashku me ndërtuesin Fatmir Bektashi kanë ndërtuar tek ish-klubi Partizani një kompleks pallatesh (Magnet).
Ndaj Malltezit rëndon akuza e korrpusionit pasiv në bashkëpunim dhe pastrimi i parave. Ndrësa për Bektashin rëndon akuza e korrupsionit aktiv dhe pastrimi i parave në bashkëpunim. Por për ndërtuesin dhe pronarin e firmës “Kontakt” është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Privatizimi i ish-klubit Partizani është kryer në vitin 2008, në kohën kur Berisha ishte kryeministër. Ndaj Berishës rëndon akuza e korrupsionit pasiv në bashkëpunim. Për kreun e Rithemelimit është caktuar masa “Detyrim paraqitje” si dhe i ndalohet dalja jashtë shtetit, për shkak se i është bllokuar pasaporta deri në mbarim të hetimeve.
Akuzat:
Sali Berisha – Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkepunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkepunim me F.B. neni 287 i K.Penal;
Fatmir Bektashi – Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh ne bashkëpunim me J.M.
Privatizimi i ish-klubit sportiv Partizani është një çështje e dërguar në SPAK nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në vitin 2020.