Real Madrid u ndal në një barazim mbrëmjen e djeshme në fushën e Seville me rezultatin 1-1.
Mirëpo gjatë ndeshjes pati edhe momente të pakëndshme me protagonist brazilianin e “Los blancos” Vinicius.
Pas sfidës ai akuzoi tifozët e Seville për racizëm ndaj tij. Sulmuesi pretendon se pati kore raciste nga tifozët andaluzian gjatë ndeshjes dhe shprehet se ka evidenca përmes videove.
Ai shton se kjo është hera e 19-të që i ndodh diçka e tillë në Spanjë gjatë ndeshjeve të La Liga-s.
Sërish u ka bërë thirrje autoriteteve spanjolle të ndërmarrin hapa për të parandaluar racizmin. Megjithatë braziliani përgëzon klubin e Seville sepse mori hapa të menjëhershme ndaj tifozëve racistë sfidën e mbrëmshme.
Discussion about this post