Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Miçiganit, Dana Nessel shkroi në X se ajo ishte “e tronditur dhe e tmerruar kur mësoi për vrasjen brutale të Sam” .
Dhe guvernatori i shtetit Gretchen Whitmer e përshkroi vrasjen si një “krim të egër”.
“Ajo ishte një burim drite, një fener në komunitetin e saj që punoi shumë për ta bërë Miçiganin një vend më të mirë,” tha ajo në një deklaratë.
Sam Dubin, ndihmësdrejtori i Këshillit për Marrëdhëniet me Komunitetin Hebre, i tha partnerit amerikan të BBC-së CBS se zonja Woll “gjithmonë kishte buzëqeshjen më të madhe”.
“Çfarëdo që keni menduar apo bërë më parë, biseda me Sam ju lejoi të lini mënjanë marrëzitë e botës vetëm për një moment,” tha ai.
Policia shtoi se do të jepte më shumë informacion të dielën, por paralajmëroi që të mos nxirren përfundime përpara se të vërtetohen faktet.