Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar sot në lidhje me arrestimin e Jamarbër Malltezit në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Për këtë çështje u dha edhe masa detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi sipas SPAK ka miratuar ligje dhe akte nënligjore për të favorizuar dhëndrin e tij.
Noka ka publikuar disa dokumente ku shkruan se lejen për kalimin nga kompleks sportiv në truall ndërtimi, e ka dhënë Edi Rama, i cili asokohe ishte kryebashkiak i Tiranës.
“Heqjen nga kompleks sportiv dhe kalimin në truall të pronës së Ish klubit Partizani (pronë e vjetër e 5 Familjeve të mëdha të Tiranës)e ka dhënë Edi Rama …Lejen e ndërtimit Jamarbër Malltezit ja ka dhënë Edi Rama e jo Sali Berisha…Këtë dokument prove zonja Millona është kujdesur ta zhduk nga dosja….Ja fotokopja e lejes Ndërtimit…. Provë e jo dokërr alla Millonai…”, shkruan Noka.