Një 56-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit. L.Gj., banuese në Tiranë ka përvetësuar 8850 euro me anë të mashtrimit ndaj një 50-vjeçareje.
L.Gj. ka mashtruar 50-vjeçaren se do t’i pajiste fëmijët e saj me pasaportë bullgare. Për këtë është paguar nga 50-vjeçarja me shumën e lartpërmendur. 56-vjeçarja u ndalua nga oficerët e krimit financiar dhe ekonomik.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë
Përvetësoi 8850 euro nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 56-vjeçarja.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ndaluan shtetasen L. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.