Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vijimin e operacionit policor të koduar “Tempulli”, i nisur disa muaj më parë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 7 persona në Fier, Mirditë dhe Krujë, të cilët janë përgjegjës për veprën penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Balla përgëzon policinë dhe shpreh mirënjohjen e tij të gjitha strukturave të policisë të angazhuar në këtë operacion.
Reagim i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla:
🇦🇱 Operacioni Kombëtar “Tempulli” më i madhi i zhvilluar ndonjëherë nga Policia e Shtetit, vijon të ketë çdo ditë rezultate të mirëpritura nga familjet shqiptare. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar shtatë persona në Fier, Mirditë dhe Krujë të përfshirë në veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Një falenderim e mirënjohje të merituar për të gjitha strukturat e policisë të angazhuara në këtë operacion.